Kryeministri Berisha anonçon paketën e re të reformave

Shqipëria

Kryeministri Berisha anonçon paketën e re të reformave

Më: 11 shkurt 2013 Në ora: 13:42

Punësimi dhe nxitja e zhvillimit ekonomik do të jenë dy prioritet e mandatit të tretë qeverisës. Me një objektiv të tillë u paraqit sot, kreu i ekzekutivit, Sali Berisha në mbledhjen e radhës së grupit kuvendor demokrat.
Në fjalën e tij përpara deputetëve, Kryeministri bëri publike paketën e re të reformave në fushën e bujqësisë.
“Mandati i ardhshëm kërkon që mbi bazën e arritjeve të deri tanishme ti japim përgjigje të shkëlqyer problematikës së qytetarëve. Ky mandat kërkon që Shqipëria të renditet më lart në zhvillimin e saj. Punësimi dhe ekonomia janë dy prioritetet e qeverisë në mandatin e saj të ardhshëm”, vuri në dukje, Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat