Shehu: Rama mashtron qytetarët me gënjeshtrat për Shëndetësinë

Shqipëria

Shehu: Rama mashtron qytetarët me gënjeshtrat për Shëndetësinë

Më: 12 shkurt 2013 Në ora: 17:46

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama kërkon të mashtrojë qytetarët me gënjeshtrat e tij për sistemin shëndetësor në vend. Këtë deklaratë ka bërë nënkryetari i komisionit parlamentar të shëndetësisë Tritan Shehu, i cili nga qendra shëndetësore numër dy në Tiranë ka dhënë argumenta kundër deklaratave të shefit të selisë rozë.

Nihilizmi i kryesocialistit Rama sipas nënkryetarit të Komisionit të Shëndetësisë Tritan Shehu vjen edhe për ato ligje, të cilat më parë kanë marrë miratimin e të majtës.

530 mijë pensioniste marrin shërbim shëndetesor dhe medikamente falas.
Një përkrahje të tillë e përfitojnë edhe kategori të tjera sociale.
Gjithsesi kontributi direkt i qytetarëve është themeli i ligjit të sigurimeve shëndetësore në shumë shtete europiane. Në këtë këndveshtrim sipas Shehut dekleratat e Ramës janë utopike.

Që gazetaret të mos kenë hije dyshimi mbi dekleratat e tij nënkryetari i komisionit parlamentar të shëndetësisë e thirri konferencën për shtyp në mjediset e qendrës shëndetësore numër dy në Tiranë ku u kërkoi të vërtetojnë vetë situatën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat