41-vjeçarja vrau veten pasi u bullizua në Tik-Tok, dëshmia e bashkëshortit: Dyshojmë se fotot ia shpërndau kushërira e saj

Shqipëria

41-vjeçarja vrau veten pasi u bullizua në Tik-Tok, dëshmia e bashkëshortit: Dyshojmë se fotot ia shpërndau kushërira e saj

Më: 5 janar 2024 Në ora: 19:53
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 41-vjeçare, e identifikuar me emrin Bedrie Loka, nënë e 4 fëmijëve ka vrarë veten duke konsumuar fotoksinë.

Ngjarja ka ndodhur më 2 janar kur 41-vjeçarja mori hapin fatal për jetën, pasi bullizohej në rrjetin social TikTok. 

Lidhur me ngjarjen kanë reaguar dhe të afërmit e viktimës. Bashkëshorti ka thënë se ajo ishte tepër e shqetësuar për profilin që i kishin hapur, ku e fyenin dhe ofendonin. Ai dyshon se se ka qenë kushërira e së ndjerës e cila ka shpërndarë foto të viktimës në rrjetin social Tik Tok. Pasi familjarët e kanë zbuluar kanë kontaktuar me kushërirën e cila më pas kishte kërkuar falje por fotot nuk i ka hequr.

“27 dhjetor kam mbërritur në Shqipëri. Gruaja ka pasur stres dhe ankth kohët e fundit, mund të ketë kryer këtë veprim si pasojë, pasi rreth një vit më parë persona të paidentifikuar i kanë hapur një adresë në Tik Tok në emrin e saj, dhe për këtë ka bërë kallëzim penal… natën para ngjarjes, gruaja ka qenë në rregull dhe nuk ka pasur shqetësime dhe kemi festuar natën e Vitit të Ri. Por prej kohësh ajo kishte shfaqur ide se nuk përballonte dot foton që i kishin publikuar në Tik Tok. Kur u ngrita në mëngjes e pashë të shtrirë te dhoma e ndjenjës, në mes të shtëpisë. E çova në spitalin e Durrësit dhe aty më thanë se ka pirë fostoksinë dhe e nisën në Tiranë”, ka deklaruar ai

Bashkëshorti dhe djali jetonin jashtë dhe natën e vitit të ri gruaja iu kishte kërkuar që të jenë të gjithë në shtëpinë e tyre. Djali ka pranuar gjithashtu se e ëma ishte në gjendje të rënduar emocionale dhe e kishte paralajmëruar se do të vriste veten. 

Kjo ngjarje e rëndë ishte e paralajmëruar më para dhe mund të evitohej, nëse policia do të kishte bërë punën e saj, pasi viktima një vit më parë kishte bërë denoncim në polici, për hapjen e llogarisë në këtë rrjet social.

Por mesa duket, policia zgjodhi që të heshtte dhe mos të merrte asnjë veprim për denoncimin e 41-vjeçares.  Por tashmë edhe pse shumë vonë, policia ka nisur hetimet dhe po merr në pyetje të gjithë personelin e fasonerisë me qëllim për të zbuluar personin e vërtetë apo personat që kanë hapur adresën false.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat