Flet nëna e 34-vjeçarit të martuar me të miturën në Divjakë: Bëmë dasmë me frikë mos vinin me kallash

Shqipëria

Flet nëna e 34-vjeçarit të martuar me të miturën në Divjakë: Bëmë dasmë me frikë mos vinin me kallash

Më: 12 janar 2024 Në ora: 13:22
Aranit Arapi

Një djalë 34 vjeçar është arrestuar për kryerje te marrëdhënieve seksuale me të mitur. Aranit Arapi u arrestua ne banesën e tij në fshatin Kryekuq të bashkisë Divjakë. Ai ishte martuar me një të mitur, dhe pas denoncimeve te shumta në polici te familjes se vajzës, ditën e sotme atij i janë vënë prangat.

Vajza 14-vjeçare nga Roskoveci i Fierit kishte 10 muaj qe qëndronte e martuar me 34-vjeçarin. Pas arrestimit, prindërit e djalit tregojnë se ata i kishin bërë dasmë dhe nusen e kishin në shtëpi.

“Kur vajtëm atje ne, ishin të gjithë xhaxhallarët e dajot, i thash djalit mos bëjnë ndonjë sherr. Ata më thanë e dini çfarë do bënim ne, çunin tënd do ta vrisnim do ta thernim. Goca tha unë dua. Na thanë pas 3 ditësh do vijmë ne te ju, pastaj i thanë çunit mos hajde. I bëmë dasmën ne, se ata nuk donin. E kemi bërë dasmën me frikë mos na vinin me kallashë nuk e di.

Na erdhi policia e Divjakës, ka marrë çunin. Djali ka 10 muaj që e ka marr këtu gocën. Na erdhën prindërit e saj. Ata kanë bërë denoncim. Ata i bënin presion gocës. Erdhën ata na morën  në telefon. Erdhën i qerasëm, kur erdhi çuni i thanë gocës, do të marrim, do vijë policia. Nusja mori mësuesen në  telefon, po jo i thanë se e kishin bërë prindërit. Në shkollë nuk donte të shkonte se kishte frikë mos e merrnin”,-tha nëna e të arrestuarit.

“Dasmën e bëra unë në gusht, mu krijua mundësia e doja t'i gëzoja. Prindërit e asaj më thanë s’ke punë ta bësh gocën time nuse. Ata i bënë presion nuses, ajo u sëmur 4 ditë në spital ndejti në agoni. Djali u thirr 3 herë në polici. Vajza ka ardhur me dëshirë. Ishte në klasë të 7, unë doja të merrja dokumentet ta bënte shkollën këtu, ajo nuk pranoi”,-tha babai i të arrestuarit.

Pas arrestimit te 34-vjeçarit, nusja minorene është larguar nga banesa e  burrit dhe po asistohet nga  punonjësit socialë dhe psikologia, po nuk dihet vendndodhja e saj. Gjatë arrestimit të djalit  kanë qenë prezentë edhe prindërit e vajzës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat