​Biden rikandidon Kostelancik për ambasador në Shqipëri

Shqipëria

​Biden rikandidon Kostelancik për ambasador në Shqipëri

Më: 12 janar 2024 Në ora: 19:23
David J. Kostelancik

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka rikandiduar David J. Kostelancik për ambasador në Shqipëri disa ditë pasi kandidatura e tij u rrëzua nga Senati amerikan.

Në fillim të këtij viti Senati nuk e miratoi emërimin e Kostelancik si ambasador në Shqipëri, duke i kërkuar presidentit Biden të miratojë një kandidat të ri për këtë post.

Kostelancik u emërua ambasador i SHBA në Tiranë nga Biden në janar 2023.

Ai do të zëvendësonte në këtë detyrë ish-ambasadoren Yuri Kim, e cila u largua pas përfundimit të mandatit. /EuronewsAl

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat