PD hedh poshtë reagimin e PS-së për Shëndetësinë

Shqipëria

PD hedh poshtë reagimin e PS-së për Shëndetësinë

Më: 16 shkurt 2013 Në ora: 17:36

Foli një javë për shëndetësinë, por Edi Rama sipas demokratëve nuk ka sqaruar thelbin e asaj që premton, sherbimit falas për të gjithë
“A mundet dikush të më shpjegojë, nqs e ka kuptuar se si do jete sistemi shëndetësor që ai propozon?
Si do te financohet sistemi i tij? Sa do të jetë % e GDP për shëndetësinë sipas tij? Cilat do të jenë burimet financiare të tij?
Ku do t'i gjejë PS financimet për sistemin, pa kontributet, të cilat sot zënë rreth 25% të tyre?

Sipas Tritan Shehu Rama nuk e sqaron qëllimshëm, sepse në të vërtetë nuk bëhët fjalë për një ofrim të shërbimit falas, por duke rritur taksat e përgjithshme të qytetarëve.

“Pse ai nuk e thotë qartësisht se kërkon ta financojë atë sistem nga taksimi i përgjithshëm, pra nga taksat që do të paguajnë qytetarët, përfshi edhe ata në nevojë? Sa do t'i rrisë ai taksat në këtë mënyrë?
Po pagesat direkte, që i bashkengjiten kësaj forme, sa do jenë? Këto i paguan vetëm pacienti!!
Kjo nuk është "falas". Keshtu do të paguajnë qytetarët nëpërmjet taksimit e pacentët direkt. Shumica do të paguajnë pa e ditur përse paguajnë, që Rama me tej t'i përdorë si të doje paratë e tyre” thotë Shehu.

Të tjera pikëpyetje ngrihen nga demokratët në pushtet, mbi rolin e privatit, pushtetit vendos atonomionë siptalore apo të ardhmen e sisitemin parësor shëndetësor. Por sipas tyre Rama është I ndërgjegjshëm që bën premtime të parealizueshme sepse nuk ka asnjë shans që të fitojë zgjedhjet.

“Pra nuk e ka të vështirë të premtojë qiejtë. Sistemi ynë shëndetësor do të ecë paralelisht me zhvillimin e përgjithshem të vendit, të thellimit e përsosjes së ekonomisë së tregut. Rrugë tjetër nuk ka”-vijoi ai.

Shehu tha se demokratët në një tjetër mandate do të forconin karakterin e shtetit social. Ndaj sot kanë automatikisht të siguruar 530 mijë pensionistë, të papunet, ata me perkrahje sociale, invalidet etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat