Shkolla pa ngrohje, nxënësit në Bulqizë braktisin mësimin

Shqipëria

Shkolla pa ngrohje, nxënësit në Bulqizë braktisin mësimin

Më: 16 janar 2024 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

72 nxënës të shkollës 9-vjeçare “Ismail Jangull” në fshatin Godvi të njësisë administrative Zerqan çdo ditë po përballen me temperaturat e ulëta pasi kaldaja e montuar në atë shkollë nuk e ka kapacitetin e plotë për ngrohjen e kaloriferëve.

Nxënësit e kësaj shkolle shprehen se kaloriferët nuk ngrohin aspak dhe kanë shumë ftohtë.

“Jemi të detyruar të rrimë me xhupa në klasë”, thotë një nga nxënësit.

Shumë nxënës nuk janë paraqitur fare sot në shkollë. Prindërit shprehen se kjo problematikë vijon prej dy vitesh

“Na janë sëmurur nga i ftohti, jam detyruar të lë fëmijën 10 ditë në shtëpi, sepse doli me ftohje të rëndë. Kam paguar 100 mijë lekë ilaçe”, shprehet një nga prindërit, Luan Daka.

Një tjetër banor thotë se në këtë shkollë, jo vetëm që mungon ngrohja, por fëmijët janë të detyruar të pastrojnë shkollën vetë, pasi mungon sanitarja.

Ndërkohë, burime pranë bashkisë Bulqizë bëjnë me dije se po merren me zgjidhjen e këtij problemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat