Ambasada e SHBA në Tiranë: Nuk kemi ndërmjetësuar për reformën zgjedhore

Shqipëria

Ambasada e SHBA në Tiranë: Nuk kemi ndërmjetësuar për reformën zgjedhore

Më: 16 janar 2024 Në ora: 12:51
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar në lidhje me angazhimin e palëve politike në lidhje me Reformën Zgjedhore dhe rolin e ndërkombëtarëve.

Në një prononcim për Euronews Albania, ambasada bën me dije se takimet me anëtarë të parlamentit dhe kryetarë, apo bashkëkryetarë komisionesh nuk janë pjesë e ndonjë ndërmjetësimi mes opozitës dhe maxhorancës, por janë takime normale që zhvillohen nga trupi diplomatik.

“Si pjesë e angazhimit tonë normal diplomatik me anëtarë të parlamentit, Ambasada e SHBA takohet rregullisht me kryetarë, bashkëkryetarë dhe anëtarë të komisioneve të ndryshme parlamentare, përfshi Komisionin për Reformën Zgjedhore. Takimet nuk janë pjesë e ndonjë ndërmjetësimi. Interesi ynë mbetet për qeverisje të efektshme dhe përfaqësuese për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe mirëpresim idetë e të gjitha partive të përgjegjshme për këtë qëllim”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Më herët edhe zyra e delegacionit të BE deklaroi se “nuk është e përfshirë në asnjë ndërmjetësim”.

Reagimi erdhi pas deklaratës së Lulzim Bashës së ndërkombëtarët kanë ndërhyrë në lidhje me Reformën Zgjedhore.

Deklarata e Bashës:

“Në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar ia kemi dalë të marrim një hap të parë modest për largimin e papërgjegjshmërisë politike përmes reformës zgjedhore dhe në bashkëpunim me aleatët strategjik të Shqipërisë, Partia Demokratike ia ka dalë të bindë palën tjetër për nisjen e punës për reformën zgjedhore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat