Deputetët e opozitës bllokojnë Komisionin e Reformës Zgjedhore

Shqipëria

Deputetët e opozitës bllokojnë Komisionin e Reformës Zgjedhore

Më: 19 janar 2024 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Deputetët që mbështesin Gazment Bardhin dhe Sali Berishën kanë bllokuar Komisionin e Reformës Zgjedhore. Gazetari i Klan News, Enkel Xhangoli, raporton se vendimi është marrë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Bardhi dhe deputetët e tjerë të opozitës kanë shkuar në ambientet ku do të mbahej Komisioni për Reformën Zgjedhore para se të niste orari zyrtar i zhvillimit të këtij komisioni me qëllim për të mos lejuar zhvillimin e tij.

Deputetja Albana Vokshi i ka zënë vendin Damian Gjiknurit, ndërsa Lindita Metalikaj i ka zënë vendin Enkelejd Alibeajt, të cilët janë bashkëkryetarët.

Teksa deputetët e opozitës vijojnë të mbajnë të bllokuar sallën, socialisti Blendi Klosi është zhvendosur në një ambient tjetër të Kryesisë. Klosi është pyetur nga gazetarët se nëse i kanë zënë vendin, ai është përgjigjur: Mua ma ka dhënë vendin populli me votat e tij. Le t’i mbajnë karriget.  

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat