Bizneset mbyllin qepenat në Korçë, Sulillari: Shkak, inflacioni dhe luhatja e kursit të këmbimit

Shqipëria

Bizneset mbyllin qepenat në Korçë, Sulillari: Shkak, inflacioni dhe luhatja e kursit të këmbimit

Më: 19 janar 2024 Në ora: 14:55
Junada Sulillari

Korça, gjatë vitit 2023 është përballur me ulje të numrit të bizneseve të vogla. Në qytet vërehen lehtësisht biznese të mbyllura pasi shumë prej tyre kanë ulur qepenat.

Referuar të dhënave nga drejtoria e taksave dhe tarifave vendore subjekte të regjistruara në vitin 2022 kanë qenë 417 ndërsa vitin që lamë pas ka ardhur në ulje me 333 subjekte por kjo tendence vijon edhe për numrin e bizneseve që kanë aplikuar për çregjistrim ku përgjatë një viti kane kërkuar të çregjistrohen 51 biznese.

Disa nga faktorët kryesorë që kanë ndikuar negativisht sipas ekspertëve janë luhatjet që ka pësuar kursi i këmbimit dhe situata e inflacionit e shkaktuar nga pandemia dhe lufta e Ukrainës.

Mungesa e interesit tek të rinjtë por edhe largimi i tyre drejt vendet te tjera si jashtë por edhe brenda vendit janë faktorë të tjerë që kanë ndikuar negativisht ne uljen e numrit te bizneseve tha Junada Sulillari (pedagoge tek fakulteti Ekonomik)

Sakaq Ekspertët propozojnë se për zgjidhjen e këtij ngërçi autoritetet lokale duhet të mbështesin bizneset e reja jo vetëm financiarisht por edhe nëpërmjet trajnimeve te ndryshme për të motivuar të rinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat