Tentoi t’i vidhte çantën me dhunë pensionistes, arrestohet 34-vjeçari në Malësinë e Madhe

Shqipëria

Tentoi t’i vidhte çantën me dhunë pensionistes, arrestohet 34-vjeçari në Malësinë e Madhe

Më: 19 janar 2024 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

Një 34-vjeçar është arrestuar në Malësinë e Madhe, pasi tentoi t’i vidhte me dhunë çantën një të moshuare.

Ngjarja  e ndodhur mesditën e sotme, u parandalua nga shërbimet e Policisë. Brenda në çantën e 73-vjeçares kishte 15 500 lekë të rinj që tentoi t’i merrte 34-vjeçari.

Mesditën e sotme, punonjësit e Policisë të planëzuar me shërbim në terren, për goditjen e paligjshmërive dhe rritjen e parametrave të sigurisë, kanë konstatuar një shtetas që po tentonte t’i merrte me dhunë çantën një shtetaseje të moshuar. Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e Patrullës së Përgjithshme që ishin me shërbim në këtë zonë, për të parandaluar vjedhjen dhe për të vënë në pranga autorin“, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat