“Ka një komplot”- Basha për Reformën Zgjedhore: Rama, PS dhe të tjerët bëjnë sikur shahen ditën, por natën bëjnë pazare që të mos kemi lista të hapura

Shqipëria

“Ka një komplot”- Basha për Reformën Zgjedhore: Rama, PS dhe të tjerët bëjnë sikur shahen ditën, por natën bëjnë pazare që të mos kemi lista të hapura

Më: 19 janar 2024 Në ora: 17:28
Lulzim Basha

Lulzim Basha është shprehur sot se në lidhje me Reformën Zgjedhore ka një komplot, duke nisur nga Edi Rama, PS dhe më pas të tjerët, për të cilët tha se shahen ditën ndërsa natën bëjnë pazare për të mos lejuar listat e hapura.

“Teatri i reformës zgjedhore që me ndihmën e regjisorit Edi Rama ka marrë drejtim qesharak. Debati është zhvendosur përdhunshëm në lloj lloj temash, por jo në thelbin e intersit të shqiptarëve. Ka një komplot, duke nisur nga Rama dhe PS dhe nga të tjerët që bëjnë sikur shahen ditën por natën bëjnë pazare, që të mos kemi lista të hapura”, tha Basha.

Kreu demokrat tha gjithashtu se PS ka planifikuar të ngrejë një komision për kontrollimin e SPAK, ndërsa tha se nëse një iniciativë e tillë është e vërtetë, PD  do të jetë kundër.

“Qeveria ka nxjerrë nga sirtarët një qasje për të kontrolluar dhe goditur SPAK dhe Reformën në Drejtësi përmes një komisioni të drejtave të njeriut që shkelen nga institucionet e drejtësisë. Mirëpres të përgënjeshtrohet, por nëse një çështje e tillë është diskutuar në jemi 100% kundër.

PD është i vetmi formacion që mbështet pa kushte SPAK, sepse është shansi i vetëm në 33 vite për t’i dhënë fund pandëshmkueshmërisë.

Nëse një manovër e tillë po mendohet nga partia në pushtet, mund të llogarisin dhe kundërshton e gjithanshëm të PD-së.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat