Situata nga dëbora në Shkodër/ Policia: Kemi rritur prezencën në akset rrugore urbane e rurale, drejtuesit të bëjnë kujdes në lëvizje

Shqipëria

Situata nga dëbora në Shkodër/ Policia: Kemi rritur prezencën në akset rrugore urbane e rurale, drejtuesit të bëjnë kujdes në lëvizje

Më: 20 janar 2024 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Shërbimet e Policisë kanë rritur prezencen në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit te keq me reshje dëbore.

Deri në keto momente nuk ka akse rrugore të bllokuara në qarkun e Shkodrës,

Kontraktorët jane në terren pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve nga bora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe për shpërndarjen e kripës 🚧

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që: ⚠️Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore 📵🚸 të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore🚦 të ndjekin udhëzimet e sherbimeve tona te Policisë Rrugore👮👮🏻♂️

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat