​Dy helikopterë britanikë sot dhurojnë spektakël mbi qiellin e Tiranës

Shqipëria

​Dy helikopterë britanikë sot dhurojnë spektakël mbi qiellin e Tiranës

Më: 21 janar 2024 Në ora: 07:08
Pamje nga Tirana

Dy helikopterë britanikë do të dhurojnë mëngjesin e sotëm spektakël, duke fluturuar mbi sheshin “Skënderbej” në kuadër të një eventi të përbashkët mes Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Ambasadës britanike në Tiranë.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes, ndërsa theksohet se në event do të jetë prezentë edhe ambasadori britanik, përfaqësues nga Bashkia Tiranë dhe Forcat e Armatosura shqiptare.

“Si dëshmi e bashkëpunimit të shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në të gjitha fushat, por sidomos në atë të mbrojtjes, ditën e nesërme, e diel ora 10:00-10:30, dy helikopterë britanikë do të fluturojnë mbi sheshin “Skënderbej”.

Të pranishëm në këtë aktivitet do të jenë përfaqësues të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, ambasadori britanik në vendin tonë Alastair King-Smith, përfaqësues nga Bashkia Tiranë, si dhe përfaqësues të lartë të Forcave tona të Armatosura”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat