Helikopterët britanikë Merlin fluturojnë mbi Tiranë

Shqipëria

Helikopterët britanikë Merlin fluturojnë mbi Tiranë

Më: 21 janar 2024 Në ora: 15:00
Helikopterët britanikë Merlin

Dy helikopterë britanikë Merlin kryen fluturime sot mbi Tiranë, si dëshmi e bashkëpunimit të shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe në fushën e mbrojtjes.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur në Facebook se vizita e Grupit Jugor të Reagimit Bregdetar britanik tregon se Shqipëria është një partnere solide e Britanisë së Madhe dhe aleatëve të NATO-s në rrugën drejt sigurisë dhe zhvillimit.

“Të përkushtuar për të fuqizuar më tej bashkëpunimin dhe miqësinë me Mbretërinë e Bashkuar në të gjitha fushat, duke shfrytëzuar potencialet tona të përbashkëta”, theksoi Ministria e Mbrojtjes.

Postimi i plotë

Dy helikopterë britanikë #Merlin kryen fluturime sot mbi kryeqytetin tonë, si dëshmi e bashkëpunimit të shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e mbrojtjes.

Vizita e Grupit Jugor të Reagimit Bregdetar të Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë tregon se Shqipëria është një partnere solide e Britanisë së Madhe e aleatëve tanë të NATO-s në rrugën drejt sigurisë dhe zhvillimit.

Të përkushtuar për të fuqizuar më tej bashkëpunimin dhe miqësinë me Mbretërinë e Bashkuar në të gjitha fushat, duke shfrytëzuar potencialet tona të përbashkëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat