​Shqipëri: Blend Çobani emërohet inspektor i ri i përgjithshëm i SHISH-it

Shqipëria

​Shqipëri: Blend Çobani emërohet inspektor i ri i përgjithshëm i SHISH-it

Më: 24 janar 2024 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

Qeveria e Shqipërisë ka marrë vendim sot për shkarkimin e Suela Bedenit dhe emërimin e Blend Çobanit në postin e inspektorit të Përgjithshëm të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH).

Në vendimin e qeverisë thuhet se një gjë e tillë është bërë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe nenit 12, të ligjit nr.8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave.

“Suela Bedeni, inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit, lirohet nga kjo detyrë.

Blend Çobani emërohet inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit”, thuhet në vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat