Berisha: Shqipëria superfuqi rajonale në ICT

Shqipëria

Berisha: Shqipëria superfuqi rajonale në ICT

Më: 19 shkurt 2013 Në ora: 19:17

Shqipëria po shndërrohet në një superfuqi rajonale të Inovacionit Teknologjik, ka deklaruar sonte në fb kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. “Të dashur miq! Sot në Qendrën e Nxitjes së Inovacionit "Protik", të inauguruar pak muaj më parë, takova grupe nxënësish e studentesh, të cilët në laboratorët e qendrës dhe me mbështetjen e saj po ndërtonin robotë, programe në ndihmë të personave shurdh-memec, portale për ngjarjet në vend. Qendra është inauguruar pak muaj më parë, por është shndërruar në një magnet të vërtetë për inovatorët e rinj, ata që do të shndërrojnë Shqipërinë, në një të ardhme të afërt, në një superfuqi rajonale të ICT”, shkroi kryeministri Berisha pak më parë.
Ai paralajmëroi krijimin e një qendre të tillë edhe për Tiranën. “Në do të krijojmë për këtë qëllim edhe Tirana ICT Park. Unë do të vlerësoja shumë mendimet tuaja për bërjen të vërtetë të ëndrrës së bukur "Shqipëria superfuqi rajonale në ICT"!”, deklaroi Berisha në fb. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat