Hoxha për vetëvrasjen e nënkomisarit: Munguan ngushëllimet nga shefat

Shqipëria

Hoxha për vetëvrasjen e nënkomisarit: Munguan ngushëllimet nga shefat

Më: 27 janar 2024 Në ora: 21:41
Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Arjan Hoxha

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Arjan Hoxha, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review”, ku zbuloi njohjen me nënëkomisarin që ekzekutoi veten në Durrës.

Hoxha tha se e njohu vizualisht Arbjen Pjeçin në kohën kur punonte në komisariatin e Durrësit. Sipas tij Arbeni të jepte përshtypjen e një njeriu të drejtë dhe që zbatonte ligjin dhe jo si ata punonjësit e policisë që janë të veshur me hije dyshime.

Ai tha se mungesa e ngushëllimeve nga drejtuesit e lartë të policisë është tepër e dhimbshme për dikë që i shërbeu për dekada Policisë së Shtetit.

“Kjo është e dhimbshme dhe shumë e rëndë që nuk kishte asnjë ngushëllim nga drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit.  Ka humbur jetën një shërbëtor i ligjit, një njeri që është edukuar për të zbatuar ligjin. Një njeri që gjatë karrierës ka kaluar mbi veten e tij, mbi familjen dhe të afërmit me dhjetëra sfida, presione nga më të ndryshimet, apo i tradhtuar nga politika dhe ka arritur deri në momentin që të ndërmarrë atë akt. Unë vizualisht e njoh, kur kam qenë në Policinë e Durrësit. Më ka lënë përshtypjen e një njeriu të qetë që kryen detyrën dhe jo si këta me hije dyshimi. Një njeri i qetë që zabton vetëm ligjin”, tha Hoxha.

Oficeri Pjeçi ishte në gjendje të rënduar psikologjike, pasi ndaj tij ishte firmosur një urdhër-shkarkimi, për shkak se Gjykata e Apelit e kishte dënuar me vendim të formës së prerë për “Plagosje të lehtë”.

Në lidhje me këtë vendim të gjykatës Hoxha theksoi se mund të jepej një dënim alternativ më i butë në mënyrë që nënkomisari mos të humbiste vendin e punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat