Argita pasuese e Berishës? Gjekmarkaj: Nuk është personi i duhur për PD-në

Shqipëria

Argita pasuese e Berishës? Gjekmarkaj: Nuk është personi i duhur për PD-në

Më: 30 janar 2024 Në ora: 21:19
Agron Gjekmarkaj

Deputeti Agron Gjekmarkaj në emisionin “Real Story” komentoi daljet e vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, duke theksuar se nuk është personi që do t’i duhej Partisë Demokratike në këto momente.

Gjekmarkaj vlerësoi mbrojtjen që ajo bën për të atin dhe betejën juridike për të, por nënvizon se PD-së i duhen ‘mbiemra’ të tjerë për ta udhëhequr.

Argita, shpresa e rilindjes së PD?

Agron Gjekmarkaj: I druhem gjithmonë mundësisë për të abuzuar. E kam ndjekur daljet e zonjës Malltezi. Mendoj që është përfshirë emocionalisht në betejën juridike të Berishës, është babai dhe mendoj që bën gjënë e duhur që mbron të atin sepse nuk jemi në komunizëm. Duke parë deklaratat e zonjës ajo ka mohuar përfshirjen e saj në politike. Atë mund ta favorizojë mbiemri tek militantët, mund të bëhet pjesë, por nuk e di nëse është personi i duhur? Unë mendoj që nuk është. PD-së për njëfarë kohë i duhen mbiemra të tjerë për ta udhëhequr.

A është Argita Malltezi vija e kuqe?

Agron Gjekmarkaj: Nuk ka fuqi të vë vija të kuqe për këtë, por ti vë vetes vija të kuqe. Mbase zonja mund të jetë histori suksesi, por nëse e shohim që ndodh unë do shpreh mendimin tim. Por unë nuk e shoh të duhurën. Mendoj që nuk do të ishte gjëja e duhur dhe do të krijonte përshtypjen e një trashëgimie familjare, që nuk do të ishte aspak e mirë për një parti me histori si PD-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat