Transportonin me fugon mallra me vlerë 50 mijë euro pa faturë tatimore, arrestohen dy persona në aksin “Milot-Tiranë”

Shqipëria

Transportonin me fugon mallra me vlerë 50 mijë euro pa faturë tatimore, arrestohen dy persona në aksin “Milot-Tiranë”

Më: 31 janar 2024 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në për transport të mallrave pa faturë tatimore.

29-vjeçari I. O. 37-vjeçari , dhe A. D, të dy banues në fshatin Nange të Kukësit, u kapën dhe u arrestuan në aksin rrugor “Milot-Tiranë”, ku po transportonin me fugonë mallëra me vlerë rreth 50 mijë euro, pa fatura tatimore

Në furgonët që drejtonin këta shtetas, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, mallra të ndryshme (produkte farmaceutike, kozmetike, ushqimore dhe bizhuteri floriri), me vlerë totale rreth 50 000 euro.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat