Shtyhet seanca paraprake për Ahmetajn për privatizimin e fabrikës 'Buka', ja arsyeja

Shqipëria

Shtyhet seanca paraprake për Ahmetajn për privatizimin e fabrikës 'Buka', ja arsyeja

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 10:28
Arben Ahmetaj

Seanca paraprake ndaj ish-ministrit të Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetajt në lidhje me privatizimin e fabrikës 'Buka', është shtyrë. Shkak për këtë është bërë mungesa e prokurorit, ndërsa seanca e radhës është caktuar me 16 shkurt.

Më 7 dhjetor SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi në GJKKO dosjen në ngarkim të ish-zëvendës kryeministrit.

Ndaj Ahmetajt është ngritur akuza për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në vlerë dëmi rreth 7 miliard lekë të vjetra, teksa ish-numri dy i qeverisë ndodhet prej muajsh në kërkim ndërkombëtar për inceneratorin e Elbasanit dhe pasurinë e pajustifikuar.

Prokuroria e Posaçme vijon hetimin për 7 persona të tjerë, përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe ndaj biznesmenit Lirim Fezollari, i cili sipas SPAK, edhe përfitoi nga privatizimi në kohën kur Ahmetaj ishte ministër i Financave. Por vetëm këtij të fundit i është komunikuar akuza përmes avokatit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat