Detaje/ Dhunoi dhe mbylli familjen në banesë, si u zbulua ngjarja në Tiranë

Shqipëria

Detaje/ Dhunoi dhe mbylli familjen në banesë, si u zbulua ngjarja në Tiranë

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 12:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Asqeri Mandri, është vënë në prangat e komisariatit nr.3, për shkak se dhunonte dhe mbante të mbyllur bashkëshorten e tij në zonën e Kodër Institutit.

AbcNews mëson se Asqeri Madri nuk kishte shumë kohë qe ishte kthyer nga Gjermania dhe kishte shfaqur shenja xhelozie dhe dhune ndaj bashkëshortes së tij.

Prej rreth një muaj duke qenë se ishte fiksuar për të parë veprimet e bashkëshortes së tij ai ka montuar kamera sigurie në çdo dhome të banesës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kodër Kamzës, ku nëna e 4 fëmijëve mbahej e mbyllur.

Mësohet se ka qenë vete bashkëshortja që ka marrë në telefon policinë dhe ka njoftuar se dhunohej dhe monitorohej nga kamerat e sigurisë. Gruaja ka filmuar edhe momente ku bashkëshorti i saj e dhunon dhe pamjet janë marrë si provë nga policia për arrestimin e Asqeri Mandrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat