Rama: Shqiptarët duhet të zgjedhin më 23 qershor për të ardhmen

Shqipëria

Rama: Shqiptarët duhet të zgjedhin më 23 qershor për të ardhmen

Më: 23 shkurt 2013 Në ora: 19:15

Konventa e Partisë Socialiste ka prezantuar për dy ditë radhazi programin e saj elektoral dhe çështjet që ajo do t’u japë zgjidhje nëse merr pushttein pas 23 qershorit.
Pas prezantimit të programit të detajuar nga grupet e punës, foli edhe kryetari i kësaj force politike Edi Rama. Ai tha që e kishte të vështirë të fliste pas atyre që prezantuan programin elektoral, por foli për të gjitha: nga parimet ideologjike e ekonomike deri tek lakuriqësia e dukuritë sociale.

“Ju e dini që nuk kam frikë nga lakuriqësia, tjetër të zhvishesh vetë, tjetër të të zhveshin me dhunë”.

“Ne duam që me votën e 23 qershorit çdo shqiptar, i majtë apo i djathtë, veri apo jug, të jetojë me një Shqipëri të lirë, pa ju frikur veprimeve, fjalëve të veta, ku ato janë shprehje të lirisë së tij. Si duam ne të jetë vendi ynë pas katër vjetësh, apo 20 vjetësh, një vend me një program për të ardhmen, apo vend që programon të njëjtin avaz sot kemi një vend që programohet i njëjti avaz. PS propozon që të kemi një vend ku së bashku të programojmë të ardhmen”.
E pranoi dhe ndryshimin, kur tha se Shqipëria nuk është ajo që ishte.

Për të treguar se ka udhëtuar shumë në Shqipëri e ka dëgjuar shumë prej shqiptarëve solli shembuj të veçantë që të krijonte të tërën e asaj që tha. I kish pëlqyer shumë edhe një fjalë e gjyshit të njerit prej kolegëve.
Me nje interpretim të shkëlqyer aktorial, teksa të kujton, Kabashin tek Sokrati sqaroi furishëm se cilin model do të imitojë.

Sa është niveli i taksës progresive, nuk e tha. A do i mbledhë dot taksat. Në bashki nuk ia doli as me të gjelbrën.
“Cdo shqiptar duhet të kuptojë se cila është zgjedhja që duhet të bëj me 23 qershor. Zgjedhja për punësim, apo rritjen e papunësisë. Taksë e ndershme apo taksën e sheshtë. Zbrapsje e krimit apo nënshtrim ndaj krimit. Sot në është imponuar një Shqipëri ku mbi 70% e shqiptarëve ndjehen të kërcënuar. Shërbime sipas nevojës apo sipas xhepit. Sot cdo gjë është mall, edhe drejtësia është mall që blihet dhe kush nuk ka para nuk e blen dot.”-vijoi ai.
Ankohet se i kanë kopjuar porgramin, por për transparencën e shpenzimeve nuk tha asgjë më shumë se ajo që aplikohet sot nga mazhoranca.

Tha se jemi një ekip, por nga sa u pa përjashtoi ata që kanë luajtur deri tani. Me pak ndryshim imitoi edhe paraardhësin.

E mbylli i vetëkenaqur duke thënë se i kishte ngopur pjesëmarrësit me fjalën e tij, në vend të ushqimit të drekës, me një premtim se ky program do të zbatohet rigorozisht ndonëse me parë kishte premtuar se atë do e konsultonte gjerësisht me shqiptarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat