Ministri Hasani në Konferencën e Sigurisë në Mynih: Diskutuam për përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe sigurinë

Shqipëria

Ministri Hasani në Konferencën e Sigurisë në Mynih: Diskutuam për përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe sigurinë

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 09:05
Ministri Hasani

Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani ka zhvilluar takime me homologë në Mynih, gjatë zhvillimeve të punimeve për Konferencën e Sigurisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hasani u shpreh se fokus i bisedimeve ishte përshpejtimi i procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu, sipas krydiplomatit shqiptar, u diskutua për përpjekjet e përbashkëta për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme nën sfidat aktuale globale.

“Në Konferencën e Sigurisë në Mynih u takova me homologët e mi nga Mariya Gabriel, Donika Gërvalla-Schwarz, Ian Borg, Grlic Radman,  Ilia Darchiashvili, Mihai Popșoi, Elmedin Konaković, Eric Beißwenger, Sekretaren e Shtetit Susanne Baumann, të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Lordi Stuart Peach dhe Kryetaren e Komisionit të Jashtëm, Alicia Kearns.

Diskutuam agjendën tonë dypalëshe, me fokus në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor dhe përpjekjet tona të përbashkëta për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme nën sfidat aktuale globale”,
shkruan Hasani në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat