Rama mbledh Asamblenë e PS, zbardhen çështjet që do të diskutohen

Shqipëria

Rama mbledh Asamblenë e PS, zbardhen çështjet që do të diskutohen

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 10:39
Edi Rama

Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë ditën e sotme në orën 17:30.

Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i Pargjithshëm i PS, Blendi Klosi, përmes një njoftimi, ku thuhet se drejtuesit politik do të jenë fizikisht në selinë rozë, ndërkohë që pjesa tjetër e anëtarëvë do i bashkohet online.

Mbledhja është kërkuar nga kryeministri Edi Rama me fokus organizimin dhe në datën 16 mars në Durrës, pritet të mbahet mbledhja e radhës e Asamblesë.

Njoftimi:

Të nderuar anëtarë t? Asamblesë Kombëtare te PS!

Me kërkesë të Kryetarit të PS, ju njoftoj se nesër, datë 21.02.2024, ora 17.30 do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS.

Mbledhja do te zhvillohet sipas sistemit On Line, Bashkëngjitur keni linkun e komunikimit

Sekretari i Përgjjithshëm i PS

Blendi Klosi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat