Punonjësit e një kompanie në Fier dërgohen në spital me shenja intoksikimi

Shqipëria

Punonjësit e një kompanie në Fier dërgohen në spital me shenja intoksikimi

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 12:01
Erblin Dollaku

Punonjësit e një kompanie në qytetin e Fierit janë paraqitur në urgjencën e spitalit me simptoma të lehta të intoksikimit.

Nëndrejtori i Spitalit Rajonal Fier, Erblin Dollaku, deklaroi në një prononcim për media se intoksikimi dyshohet të ketë ardhur si pasojë e emetimit të disa gazërave.

Ai shtoi se 11 pacientët ndodhen në gjendje të qëndrushme shëndetësore, jashtë rrezikut për jetën. Pritet kryerja e analizave përkatëse për të mësuar shkaqet e intoksikimit të punëtorëve.

“Aktualisht deri tani në urgjencën e Fierit janë paraqitur 11 pacientë me shenja të lehta intoksikimi që referojnë ata nga emitimi i gazeve që për ne nuk dimë të japim të dhëna të sakta. Deri tani menaxhimi po realizohet nga mjekët në urgjencë duke marrë analizat përkatëse dhe duke i dhënë ndihmën e parë. Asnjëri nuk paraqet gjendje të rëndë problematike për jetën.

Simptomat përfshijnë shenja të lehta të irritimit, endema të lehta të largitisit, por pa probleme për jetën. Kanë ardhur me rrobat e punës, sa janë paraqitur në urgjencë”, tha Dollaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat