Vdes një 21-vjeçar nga Shkodra pas një aksidenti në rrugën Milot-Morinë

Shqipëria

Vdes një 21-vjeçar nga Shkodra pas një aksidenti në rrugën Milot-Morinë

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Milot-Morinë.

Policia njofton se një automjet tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonin 2 shtetas është përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Për shkak të dëmtimeve nga aksidenti, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Sh., 21 vjeç, banues në Shkodër, ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, shtetasi K. A., është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat