Shkoi për peshkim, mbytet 40-vjeçari në Durrës

Shqipëria

Shkoi për peshkim, mbytet 40-vjeçari në Durrës

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, ku një 40-vjeçar, i cili ishte duke peshkuar bashkë me vëllain dhe miqtë, është mbytur.

Sipas policisë shqiptare, gjatë peshkimit, dyshohet se ai ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë.

Shtetasi A. N., është tërhequr nga rryma dhe nuk ka arritur të dalë nga deti.

Polumbarët e RENEA-s do të kryejnë kërkimet për gjetjen e trupit të shtetasit A. N.

Njoftimi i policisë shqiptare

Rreth orës 17:15, kanë shkuar për të peshkuar në Porto Romano, shtetasit A. N., 40 vjeç, E. N., 34 vjeç (vëllai i 40-vjeçarit) dhe M. V., 33 vjeç. Gjatë peshkimit dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë, shtetasi A. N., i cili është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me polumbarët e RENEA-s do të kryejnë kërkimet për gjetjen e trupit të shtetasit A. N.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor i ngritur për rastin, po kryen hetimet për të zbardhur rrethanat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat