Berisha: Drejtësia e Sorosit është korrupsioni më i madh ndërkombëtar që ka ndodhur në vendin tonë

Shqipëria

Berisha: Drejtësia e Sorosit është korrupsioni më i madh ndërkombëtar që ka ndodhur në vendin tonë

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 19:55
Sali Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se i bëj thirrje Parlamentit Europian të sjellë një mision faktmbledhës, i bëj thirrje Komisionit të Venecias, Këshillit të Europës, urdhëroni në vend.

Fjala e Berishës:

A mund të lavdërohet një drejtësi, që si xhelat pret lirinë e fjalës?

A mund të lavdërohet një drejtësi, e cila amniston atë që ka vjedhur mbi 2 miliardë euro qytetarëve europianë?

A mund të lavdërohet një drejtësi, e cila amniston Edi Ramën dhe Erion Veliajn që kanë vjedhur 130 milionë euro për djegësat që nuk ekzistojnë?

Kujt ia shisni këto mor? Çfarë jeni? Çfarë mendoni, se hanë bar shqiptarët?

Turp mor, turp. Cila drejtësi është kjo? Kjo është drejtësia e turpit, drejtësia e krimit.

I bëj thirrje Parlamentit Europian të sjellë një mision faktmbledhës, i bëj thirrje Komisionit të Venecias, Këshillit të Europës, urdhëroni në vend.

Kjo drejtësia e re e Xhorxh Sorosit i la shqiptarët jo pa drejtësi, por u dha drejtësinë më politike në histori.

Po çfarë kujtoni? Po mbrojtja e të drejtave është akti më themelor i një shteti dhe me drejtësinë politike, nuk ka shqiptar që gëzon një të drejtë të vetme.

Çfarë i mendoni shqiptarët zotërinj? Se nuk duhet të gëzojnë të drejtat si qytetarë europianë? Se nuk duhet të gëzojnë të drejtat kushtetuese? Se nuk duhet të gëzojnë të drejtat e Kartës Europiane të të Drejtave të Njeriut?

Shqiptarë, merrni në dorë fatin tuaj, merrni në dorë vendin tuaj, merrni në dorë të ardhmen tuaj.

Nuk ka korrupsion më të madh ndërkombëtar se ky që ndodh.

Unë ftoj zyrtarët e të gjitha vendeve partnere, lexoni pak raportet tuaja dhe do të gjeni se gjykata e krimeve të rënda ka dënuar në vit 2-3 herë më shumë kriminelë se sa Skapi i partisë, për të cilin betoheni.

Lexoni raportet tuaja, do të gjeni se task-forca e luftës kundër korrupsionit ka dënuar tre herë më shumë në vit për korrupsion se Skapi politik i partisë.

Lexoni pak dosjet, nuk kishte djegësa, nuk kishte sterilizatorë, nuk kishte asnjë prokurim pa tender të hapur, nuk kishte Dubai City, nuk kishte Butrint.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat