Nga Mariana Kondi, Bojken Lako dhe tre balerinët, personazhet e njohur i bashkohen nismës së bashkisë për mbjelljen e pemëve në Tiranë

Shqipëria

Nga Mariana Kondi, Bojken Lako dhe tre balerinët, personazhet e njohur i bashkohen nismës së bashkisë për mbjelljen e pemëve në Tiranë

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 09:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Personazhet e njohur shqiptarë i janë bashkuar fushatës së mbjelljes së pemëve në kryeqytet.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ndarë disa foto në rrjetet sociale nga aksioni për gjelbërimin në çdo cep të qytetit, ku pjesë janë bërë balerinët e njohur Gerd Vaso, Dritan Brama si dhe Isida Mollaymeri.

Po ashtu fushatës i janë bashkuar edhe aktorja e njohur Mariana Kondi, këngëtari Bojken Lako si dhe moderatori Florian Agalliu.

Bashkia e Tiranës ka bërë me dije se do të vijojë aksionin për shtimin e gjelbërimit në qytet edhe gjatë këtij viti, ndërsa muaji shkurt është kthyer në një muaj mobilizimi masiv për mbjelljen e pemëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat