Majko: Rrahja e shqiptarëve në Shkup, kafshëri nazistësh

Shqipëria

Majko: Rrahja e shqiptarëve në Shkup, kafshëri nazistësh

Më: 2 mars 2013 Në ora: 19:52

“Shpresoj të ketë një reagim të shpejtë të institucioneve të Maqedonisë dhe opozitës së ‘ftohur’ maqedonase. Tek fëmijët nuk duron askush!”, ka përfunduar Majko.

Ish kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko reagoi përmes rrjetit social “Facebook”, në lidhje me ndodhitë e djeshme në rrugët e Shkupit, pak minuta pas orës 16, kur dhjetëra qytetarë mbetën të lënduar kurse shumë vetura e objekte u thyen, shkroi: “Kafshëri nazistësh mbi fëmijët shqiptarë ka shpërthyer në Maqedoni. Në fillim me maska në ambientet e shkollës dhe sot në Shkup nga tifozë ‘të mërzitur’… Kam frikë se dikush në prapaskenë po luan me zjarrin për të përdorur shpërthimin e zemërimit të shqiptarëve për “LODRAT E PUSHTETIT”… Kanë një fjalë të vjetër sa vetë shqiptarët, që e thonë në Shkodër: “Mos e grah grethin me krande se e ban për të zezën tande!”.

“Shpresoj të ketë një reagim të shpejtë të institucioneve të Maqedonisë dhe opozitës së ‘ftohur’ maqedonase. Tek fëmijët nuk duron askush!”, ka përfunduar Majko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat