Eksperti i sigurisë zbardh detaje mbi Samitin për Ukrainën në Tiranë: Rusia nuk do e marrë mundimin ...

Shqipëria

Eksperti i sigurisë zbardh detaje mbi Samitin për Ukrainën në Tiranë: Rusia nuk do e marrë mundimin ...

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 08:06
Volodymyr Zelensky dhe Edi Rama

Të mërkurën, kryeqyteti i Shqipërisë, u kthye në qendër të vëmendjes së mediave vendase, rajonale dhe më gjerë.

Tirana u kujdes të mbajë Samitin e Sigurisë “Ukrainë-Evropë Juglindore”, i cili në fund të diskutimeve doli me një deklaratë të përbashkët, që dënonte njëzëri agresionin rus mbi territorin e Ukrainës.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Geron Kamberi tha në një intervistë televizive, se Samiti i Tiranës kishte vlerë më shumë për Ukrainën, pasi përmes presidentit të saj Volodymyr Zelensky përsëriti dhe njëherë nevojë e madhe që ka vendi i tij për ndihmë dhe furnizimi me armatim për t’i bërë ballë agresionit rus.

“Shqipëria  ishte një nga vendet e para që iu bashkua sanksioneve ndaj Rusisë. Deklarata e Samitit, pavarësohet natyrës, është një deklaratë që e dënon sulmin, Përtej kësaj, deklarata e Vuçiç, i cili ishte në gjuhën serbe, tregoi një mesazh, se pavarësisht firmës në deklaratën e përbashkët, që Serbia ruan një rol të veçantë për qëndrimin karshi Rusisë dhe brenda kësaj deklarate për të mos përfshirë një nen, që ishte për sanksionet. Nuk besoj e Rusia do të marrë mundimin se do t’i përgjigjet kësaj deklarate. Diplomacia ruse ka njohuri të sakte në lidhje me politikën ndërkombëtare. Samiti ka vlerë për Ukrainën, pasi riaktivizon kërkesat e Zelenskyt, i cili që prej kundërofensivës që mori vitin e shkuar, e ka ndjerë faktin që nuk ka arritur ato rezultate të pritshme për shkak të kundërpërgjigjes së Rusisë. Vonesat që kanë shkaktuar në furnizim me municione nga vendet e Evropës, për tanke dhe avionë, apo raketa më të fuqishme i ka krijuar një situatë Ukrainës, e cila përmes samiti në Tiranë u përpoq të ngrejë zërin se Ukraina ka nevojë për mbështetje”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat