Ngjarja makabër në Durrës/ Eksperti mjeko-ligjor ngre dyshime të forta: Dikush po mbulon vrasësin e vërtetë të Pëllumb Metës

Shqipëria

Ngjarja makabër në Durrës/ Eksperti mjeko-ligjor ngre dyshime të forta: Dikush po mbulon vrasësin e vërtetë të Pëllumb Metës

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 09:27
Vrasja e Pëllumb Metës

Vrasja e Pëllumb Metës në Durrës u zbulua rreth 13 ditë më vonë, gjë që e vështirëson edhe ekspertizën nga ana e policisë apo mjekësisë ligjore. Por fakti që prova më e fortë e vrasjes, pikërisht trupi i të ndjerit, u gjet në oborrin e shtëpisë i dha policisë mundësinë që të rindërtojë rrjedhën e ngjarjes së rëndë. Gjatë këtyre ditëve edhe dëshmitë e fëmijëve kanë qenë të ndryshme dhe kontradiktore.

Sabri Hoxha ekspert mjeko-ligjor tha në emisionin GoodMorning Abanians se zbardhja e ngjarjes nuk është e vështirë pasi prova kryesore është vetë kufoma.

Sipas tij, ngjarja ka ende një mister të pazgjidhur dhe dikush ka marrë përsipër vrasje për të fshehur varësin e vërtetë.

“Nuk jam pjesë e hetimit dhe nuk i kam të dhënat. Është një ngjarje shumë  e rëndë të vrasësh babanë. Ka një mister, dyshoj se dikush e ka marrë përsipër vrasjen për të mbuluar dikë tjetër, por kjo është pjesë e hetimit”, tha eksperti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat