Zjarri në depozitat e ish-Uzinës së Ballshit, policia procedon dy punëtorët, dyshohet se…

Shqipëria

Zjarri në depozitat e ish-Uzinës së Ballshit, policia procedon dy punëtorët, dyshohet se…

Më: 1 mars 2024 Në ora: 19:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas një zjarri të fuqishëm që ra në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh, policia lokale tha se ka proceduar penalisht dy punëtorë, shtetasit shtetasit A. O., 49 vjeç, banues në Korçë, dhe B. R., 56 vjeç, banues në Mallakastër, pasi duke punuar për çmontimin e depozitës, nga pakujdesia kanë shkaktuar zjarr dhe si pasojë është shkaktuar ndotje e ajrit.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 15:40, tek ish Uzina e përpunimit të naftës, gjatë punës për çmontimin e një depozite, si pasojë e mbetjeve të naftës në depozitë është shkaktuar zjarr. Falë ndërhyrjes së menjëhershme nga shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses u bë e mundur fikja e zjarrit.

Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër, u referuan materialet në Prokurori për shtetasit A. O., 49 vjeç, banues në Korçë, dhe B. R., 56 vjeç, banues në Mallakastër, pasi duke punuar për çmontimin e depozitës, nga pakujdesia kanë shkaktuar zjarr dhe si pasojë është shkaktuar ndotje e ajrit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat