Përfshihet nga flakët “Range Rover”-i në rrugën Fier-Seman

Shqipëria

Përfshihet nga flakët “Range Rover”-i në rrugën Fier-Seman

Më: 2 mars 2024 Në ora: 19:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Një automjet top “Range Rover” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në rrugën Fier-Seman.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë dy mjete të shërbimit zjarrfikës të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Sipas burimeve paraprake ka vetëm dëme materiale.

Ndërsa dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat