Transportonin goma ilegalisht nga Greqia, arrestohen 2 drejtues autobusi

Shqipëria

Transportonin goma ilegalisht nga Greqia, arrestohen 2 drejtues autobusi

Më: 8 mars 2024 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

Dy drejtues autobusi janë arrestuar nga policia në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë pasi kanë futur në vendin tonë goma automjetesh, të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare vunë në pranga drejtuesit e autobusit, shtetasit E. M., 40 vjeç, banues në Tiranë dhe K. K., 46 vjeç, banues në Berat.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhjetëra goma automjetesh, autobusi me të cilin transportoheshin dhe 2 celularë.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u vu në pranga dhe shtetasi E. Xh., 30 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier në PKK Kakavije, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, nuk ka kontrolluar autobusin me të cilin transportoheshin mallrat.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat