Kulluri ironizon kryebashkiakët e opozitës: Mosbindja civile arriti sot suksesin më të madh! Rresht për një te Rama

Shqipëria

Kulluri ironizon kryebashkiakët e opozitës: Mosbindja civile arriti sot suksesin më të madh! Rresht për një te Rama

Më: 9 mars 2024 Në ora: 22:13
Edvin Kulluri

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri ka reaguar pas mbledhjes së zhvilluar në Shkodër mes kryeministrit Rama dhe kryebashkiakëve të vendit, përfshirë edhe ata të opozitës.

Kulluri ironizoi kryebashkiakët e dalë nga fushata e Rithemelimit të PD për zgjedhjet vendore, duke thënë se “mosbindja civile arriti sot suksesin me te madh” duke qenë “rresht për një te Rama në Shkodër”.

Reagimi i plotë:

Mosbindja civile arriti sot suksesin me te madh! Rresht për një te Rama ne Shkodër! Natyrisht ne “emër te interesit te qytetareve” te bashkive Foltoriste!

Gazi para, krye bashkiakët mbrapa! Kush po bën pazar me Ramën? Ai qe gjen përgjigjen fiton një bilete te rreshti i pare poshtë ballkonit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat