Vritet shqiptari në Itali, plagosen tre të tjerë! Sherri në një lokal, autorët dyshohen marokenë

Shqipëria

Vritet shqiptari në Itali, plagosen tre të tjerë! Sherri në një lokal, autorët dyshohen marokenë

Më: 9 mars 2024 Në ora: 22:18
Foto ilustrim

Një shqiptar ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur në Itali, pas të shtënave me armë që ndodhen brenda një lokali në qendër të Frosinone.

Shqiptari, ende i paidentifikuar vdiq në hyrje të barit pas një konflikti mes dy grupesh.  Ai humbi jetën nga plumbi fatal në kokë, ndërsa tre të plagosurit janë transportuar në spital dhe jashtë rrezikut për jetën .

Në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe oficerët e Skuadrës Fluturuese. Sipas hetuesve, një grup klientësh me origjinë shqiptare kanë qenë të pranishëm në lokal dhe janë përplasur me dy persona që kanë mbërritur me një makinë.

Pas një shkëmbimi të ashpër, një burrë nxori një armë dhe qëlloi drejt grupit, duke goditur katër prej të pranishmëve.

“Jam i shokuar, nuk mund të them asgjë. Për mua kjo që ndodhi është e pashpjegueshme“- tha kryebashkiaku i Frosinones.

Ndërkohë, autorët e të shtënave që dyshohet se janë marokenë kanë braktisur makinën dhe janë larguar në këmbë, ndërsa policia ka nisur hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat