“Mirëpresim krahëhapur këdo që na bashkohet”/ Rama: Pengmarrja e Kuvendit, vetëm për interesa personale

Shqipëria

“Mirëpresim krahëhapur këdo që na bashkohet”/ Rama: Pengmarrja e Kuvendit, vetëm për interesa personale

Më: 11 mars 2024 Në ora: 20:08
Edi Rama

Kaosi në Kuvend është komentuar nga kryeministri Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar në Dibër.

Rama theksoi se gjithçka ndodh vetëm për interesa personale, dhe se deputetët e opozitës vazhdojnë me skenarin për të marrë peng Parlamentin.

“Nuk dëmtohen personalisht në asnjë formë dhe nuk e humbasin gjumin natën për asnjë hall të askujt ata që marrin peng Parlamentin. Kanë shkuar në Parlament me votën e njerëzve dhe e marrin peng Parlamentin vetëm për interesat e tyre, por nuk dëmtohen nuk i gjen asgjë. Në fund kanë shumë  më tepër se ç’kanë shumica dërrmuese e atyre që i kanë votuar. Këtë e them për faktin se fillimi i një ndryshimi të kahjes së mendimit në raport me cilën parti duhet të mbështes dhe fillimi i të parit të partive më një sy më të ftohtë se më parë është diçka pozitive dhe sot është një potencial që duhet ta shfrytëzojm,.

Nuk ka rëndësi nëse dikush ka qenë kundër nesh nga pikëpamja politike, kur ky është i gatshëm të bashkohet me ne, ne duhet ta mirëpresim krahëhapur. Mirë se të vijnë të gjithë. Ka faza të caktuara në rrugën e përbashkët ku njerëzit mendojnë ndryshe dhe ka faza si kjo kur njerëzit janë më të prirur të afrohen dhe për të parë njësoj të njëjtën rrugë për të çuar përpara punët”, tha më tej Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat