Ekzekutimi i Pëllumb Metës/ Softa bën analizën: Ka mundësi që autori i vrasjes të jetë jashtë familjes

Shqipëria

Ekzekutimi i Pëllumb Metës/ Softa bën analizën: Ka mundësi që autori i vrasjes të jetë jashtë familjes

Më: 11 mars 2024 Në ora: 23:47
Fatjon Softa

Prokuroria e Durrësit vijon të hetojë rrethanat e vrasjes së kryefamiljarit, Pëllumb Meta. Për këtë janë arrestuar tre fëmijët e tij, të cilët dyshohet se krimin kanë kryer në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Së fundi, hetimet kanë zbuluar se në pistoletën që është përdorur për të vrarë Pëllumb Metën janë gjetur gjurmët e gishtërinjve të djalit të vogël, Amarildo Meta.

Fatjon Softa, eksperti i kriminalistikës i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, beson se autori i vrasjes së Pëllumb Metës është jashtë familjes, por gjithsesi kjo pistë mbetet për t’u zbuluar nga hetimet.

“Nuk është se ndryshon gjë, veç faktit që kjo armë është më gjurmët e tre personave. Dyshimet janë të vajza dhe djali i madh dhe për këtë gjë kanë bërë disa eksperimente, për mënyrë se si vajza përdor armën dhe kanë vajtur në konkluzion se vajza di të mbush dhe të përdorë armën. Unë kështu e analizoj mundësinë që të kemi një vrasës, i cili vjen nga jashtë familjes”, tha ai.

Po ashtu, eksperti foli dhe për gjatjen e depove të armatimit në Vlorë dhe në Durrës. Ai theksoi se grupet hetimore duhet t’i mbanin më gjatë nën monitorim këto baza, pasi vetëm  kështu do mund të zbulonin të gjithë rrjetin dhe se kush merrte furnizime aty.

“Nëse themi se këta depo, që të kenë mundësi të kenë lidhje dhe se përse janë përdorur është mirë që hetimi ti mbante nën vëzhgim për një kohë më të gjatë. Për të parë, a kanë lidhje me njëra tjetra dhe kush janë ata grupe, që furnizoheshin në këto baza. Kjo kërkon ekspertizën e çdo arme dhe për t’i vërtetuar. Kjo e Vlorës, ka një gamë më të gjerë, është si një bazë logjistike”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat