Tritan Shehu flet pas mbledhjes së grupit të PD, zbardh detaje nga debati me Nallbantin

Shqipëria

Tritan Shehu flet pas mbledhjes së grupit të PD, zbardh detaje nga debati me Nallbantin

Më: 12 mars 2024 Në ora: 13:31
Tritan Shehu

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka folur për mediat pas mbledhjes me dyer të mbyllura të Grupit të PD, ku siç u raportua ai pati edhe një përplasje me kolegun Bledion Nallbati.

I pyetur për gazetarët në lidhje me këtë debat, Shehu me  ironi tha: “Nuk kanë funksionuar mirë çimkat”.

Ndërsa sa i takon vazhdimit të aksionit opozitar, Shehu  u shpreh se ky aksion duhet të përqëndrohet te ajo që ai e quan si ngjarjen më të rëndë, burgosjen e Sali Berishës. Ndërsa format e aksionit, tha Shehu, duhet të diskutohen.

Ai theksoi se marrja e dy komisioneve nuk është sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat