Vranë 19-vjeçarin pas sherrit në Tik-Tok, Prokuroria e Fierit kërkon arrest me burg për dy kushërinjtë

Shqipëria

Vranë 19-vjeçarin pas sherrit në Tik-Tok, Prokuroria e Fierit kërkon arrest me burg për dy kushërinjtë

Më: 14 mars 2024 Në ora: 08:59
Grei Bihuci

Prokuroria e Fierit ka kërkuar arrest me burg për dy kushërinjtë, Florjan Muka dhe Klajdi Muka (djem xhaxhallarësh), të cilët vranë me thikë 19-vjeçari Grei Bihuci, pas një sherri në Tik Tok.

Njoftimi i Prokurorise:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në bashkëpunim me policinë gjyqësore, bënë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 11.03.2024, në qendër të qytetit të Fierit, përballë Bar restorant “Piazza”, ku rreth orës 11.30, shtetasit F.M dhe K.M në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me një mjet të mprehtë (thikë) shtetasin G.B, ku si pasojë e plagëve humbi jetën.

Në lidhje me këtë ngjarje, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier regjistroi në datën 11.03.2024 çështjen penale nr. 382, për veprat penale “Vrasje  me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi  mbajtja blerja apo shitja pa leje e armëve te ftohta”, parashikuar nga nenet 78/1- 25 dhe 279/2 të K.Penal, në ngarkim të shtetasve F.M dhe K.M.

Po ashtu, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka kërkuar në gjykatë caktimin e masave të sigurimit me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit Procedurës Penale, ndaj shtetasve F.M dhe K.M.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për një hetim të plotë dhe gjithanshëm të kësaj ngjarjeje, me qëllim hetimin e thelluar të motivit, shkaqeve apo përfshirjen e personave të tjerë në këtë ngjarje të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat