Vrasja e Gentjan Bejtjas, Salianji: Triumfojnë bandat! Kërkohet analizë për luftën ndaj krimit

Shqipëria

Vrasja e Gentjan Bejtjas, Salianji: Triumfojnë bandat! Kërkohet analizë për luftën ndaj krimit

Më: 15 mars 2024 Në ora: 22:42
Ervin Salianji

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji iu është bashkuar reagimeve pas ngjarjes së rëndë kriminale ne Fushë-Krujë, ku u vra ish-punonjësi i burgjeve, Gentjan Bejtja. Përmes një reagimi, Salianji thekson se qeveria punon vetëm me propagandë.

REAGIMI I SALIANJIT

Ekzekutimi i sotëm brenda në banesë, i një personi që kërkohej prej 8 muajsh, është ngjarje e rendë, për sigurinë publike në vend dhe për fat të keq, sërish triumf i bandave.

Edhe në këtë sektor të qeverise punohet me propagandë e shfaqje, dhe jo me seriozitetin e analizën e duhur që kërkon lufta ndaj krimit.

Drejtues policie dhe polici që kap në kohë rekord e dhunojnë të rinj që protestojnë për demokraci e nuk janë në gjendje të kontrollojnë territorin, ku si vrasja e sotme dhe ngjarjet e rënda kanë ndodhur të përsëritura këto ditë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat