Vrasja e Pjerin Xhuvanit, nis seanca ndaj Arbër Paplekajt/ Gjykata: Do kryhet akt ekspertimi për…

Shqipëria

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, nis seanca ndaj Arbër Paplekajt/ Gjykata: Do kryhet akt ekspertimi për…

Më: 18 mars 2024 Në ora: 14:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Ka nisur në në gjykatën e apelit të Tiranës gjyqi ndaj Arbër Paplekajt.

Gjykata: Me vendimin e ndërmjetëm gjykata vendosi të përsërisë shqyrtimin gjyqësor, lidhur me verifikimin me dy dëshmitarë për të cilët u shtrua diskutimi nëse ishin marrë të pandehur. Gjithashtu gjykata vendosi të kryejë një akt ekspertim për vendngjarjen.

Në lidhje me dëshmitarët, tha gjykata, prokuroria e Elbasanit konfirmon se ndaj Donald Zanaj është dhënë vendimi për nenin 306. Për këtë shtetas rezulton se është dënuar me 6 muaj burgim dhe ka marrë formë të prerë pasi është ankimuar.

Nga verifikimi i kryer tha gjyqtarja Marsela Pepi – rezulton se për tre shtetasit e tjerë ndaj Mehmet Greca, Taulant Ymeri, Riza Muja më datë 20 prill 2023 është dorëzuar dosja për gjykim dhe aktualisht është nën gjykim. Ndaj shtetasit Klement Xhaferrit çështja është pushuar.

Gjykata: Për Mehmet Grecën prokuroria e Elbasanit ka konfirmuar se nuk ka hetim për veprën dëshmi të rremë.

Prokurori i çështjes Gent Xholi: Do ishte mirë që gjykata të merrte dhe aktet bashkëlidhur.

Avokati i Arbër Paplekaj: Lidhur me arsyetimin tonë për dëshmitarët mes tyre Donald Zanaj që ka dëshmuar, të merret ne konsideratë nga gjykata që dëshmia e tij për pjesën ku ka folur të mos merret në konsideratë. Nga ana tjetër rezulton se dy persona që kanë qëlluar me armë vazhdojnë të jenë të paidentifikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat