Vrasësi serial që ekzekutoi pesë gra! Karamuço tregon për hetimin: Një ekspert i policisë kriminale hapi dosjen...

Shqipëria

Vrasësi serial që ekzekutoi pesë gra! Karamuço tregon për hetimin: Një ekspert i policisë kriminale hapi dosjen...

Më: 18 mars 2024 Në ora: 23:06
Ervin Karamuço

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në “Top Story” tregoi për hetimet mbi një vrasës serial.

Sipas tij, një ekspert i policisë kriminale ka hapur dosjen e krimineli, që ka vrarë të paktën pesë gra. Duke ruajtur sekretin e hetimit, Karamuço tha se ky vrasës është nga një fshat në vendin tonë, por është larguar jashtë shtetit.

“Është një ngjarje që ka ndodhur në një qytet. Një ekspert i lartë i policisë kriminale ka hapur një dosje të para 15 vitesh dhe është afër një zbardhjeje dhe zbulimi të një vrasësi serial. Ka vrarë të paktën 5 gra. Me probleme të rënda psikologjike. Është larguar. E kanë pasur 2-3 kolegë, e hapi, bëri hetime, dhe ia çoi Prokurorisë.

I thashë që me këtë hetim ke shpëtuar shumë gra të tjera, sepse ai mund të hynte në Shqipëri dhe të vriste gra të tjera. Është nga një zonë rurale e Shqipërisë. Nuk mund të flas më shumë se është në hetim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat