Goditën me sende të forta dhe bënë për spital një 30-vjeçar në Korçë, policia në ndjekje të autorëve

Shqipëria

Goditën me sende të forta dhe bënë për spital një 30-vjeçar në Korçë, policia në ndjekje të autorëve

Më: 22 mars 2024 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë mesditën e sotme, ku një 30-vjeçar është dhunuar me sende të forta nga disa persona.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 16, Korçë, në ambientin e një lavazhi.

Shtetasit S. S., K. S., M. Xh., dhe E. G., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, shtetasin R. H., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në komunikatën e policisë.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po vijojnë punën për kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ky konflikt ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm të ndodhur më datë 14.02.2024, në Korçë, midis shtetasit S. S., R. H., dhe vëllait të këtij të fundit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat