Plas tritoli në oborrin e një 62-vjeçari në Shkodër

Shqipëria

Plas tritoli në oborrin e një 62-vjeçari në Shkodër

Më: 25 mars 2024 Në ora: 08:17
Foto ilustrim

Shtëpia e një 62-vjeçari është tronditur nga shpërthimi i një lëndë plasëse në oborr.

Ngjarja ka ndodhur në orën 03:40 në lagjen “Tom Kola” në qytetin e Shkodrës, ku si pasojë e kësaj lënde plasëse e vënë në derën e oborrit, ka vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë  të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat