“SPAK të veprojë për Goron”, Minxhozi: Ish-kryetari i bashkisë së Himarës duhet të përballet i vetëm me drejtësinë

Shqipëria

“SPAK të veprojë për Goron”, Minxhozi: Ish-kryetari i bashkisë së Himarës duhet të përballet i vetëm me drejtësinë

Më: 27 mars 2024 Në ora: 19:18
Skënder Minxhozi

Analisti Skënder Minxhozi tha se SPAK duhet të veprojë për ish-kryetarin në detyrë të bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, ia tha se Goro duhet të përballet i vetëm me drejtësinë përmes fakteve dhe provave.

“Ashtu siç themi që Greqia duhet t’i lejë punën SPAK, bëjmë mirë që edhe për çështjen e Goros të ndodhë e njëjta gjë. Letra e Goros tregon që ndodhet në pozicion të vështirë.

Në pikëpamjen personale më vjen keq që ndodhet aty. Por këtë betejë duhet ta bëjë i vetëm me prova dhe fakte“, tha Minxhozi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat