Tre musketerët e Partisë Demokratike të Shqipërisë

Shqipëria

Tre musketerët e Partisë Demokratike të Shqipërisë

Nga: Binak Maxharraj Më: 29 mars 2024 Në ora: 08:53
Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhi

Situata në Partinë demokratike të Shqipërisë është kaotike, sepse brenda sajë janë lidhë keq tre musketerët e saj që po e mbajnë peng PD: Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhi. Këta tre tash për tash janë jo e mira por fatëkeqësia e PDSH. Secili nga ta ngre në anën e vetë, secili nga ta thotë se unë jamë kryesori në PD. Ndonjëri thotë se unë jamë ai i vërteti sepse e kam vulën dhe logon e PD, e kjo vula dhe logoja që sa vite sillën poshtë e naltë nepër gjykata të Shipërisë pa ndonjë vendim.

Pra, puna në PD është lidhë keq, është bërë nyje bash sikur ajo Nyja e Gordit që s’po mund asnjëri nga këta tre musketaret të zgjidhë. E si pasojë e sajë PD është ndarë në tri copa,secili musketar i prinë copës së vetë e asnjëri tërësisë, sepse PDSH nuk është e tërë.

E, përderisa është kështu, e përdrisa kacafytën tre musketarët mes veti, fiton dikush tjetër, fiton pra Edi Rama me PS në dy mënyra që tri mandate në saje të votave dhe në saje të vjedhjes së votave. Ky është stili i Edi Ramës. E pse jo kur këtë ia mundesojnë këta tre musketerët e PD.

Dhe përplasjet ne PD midis këtyre tre musketarëve nuk kanë të ndalur, nuk kanë te sosur duke rrah gjoks se unë e jo ti jam titullaii i PD sepse e kamë vulën  dhe logon, kurse tjetri nuk e ka as vulën e as logon por e ka më shumë se gjysmën e anëtarësisë së PD.

Mjerim, skandal ta qojnë këta tre musketerët partinë që dikur e dridhi Shqipërinë duke e rrëzuar dikataturën komuniste të dikatatorit Hoxha.

E, zgjedhja e lamshit, e nyjes ku është lidhë PDK përems këtyre tre musketarëve nuk është hiq e veshtirë bile shumë e kollajshme, vetëm duhet që këta tre musketaret jo për hirë të tyre, por për hirë të PDSH t’i ulin shpatat, t’i ulin shpatat edhe për hirë të popullit shaqiptar që të mos largohet nga vendi.

Pra, zgjidhja është aq e kollajshme që të bëhet që PD t’i kthehet shkëlqimi i dikurshëm i saj. Që këta tre musketaret Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhi te tregohën si burrat, të heqin dorë nga vetevetja, të heqin dorë secili nga pjesa e vetë e anëtaresisë dhe në stilin shqiptar “Besa Besë” të lenë për moment të tërë anëtarësinë dhe të marrin një qëndrim, një vendim të madhë për hirë të partiss, të dalin në log e të merren vesh për një gjë:

Ti caktojnë zgjedhjet brenda PDSH ku do të marrin pjesë në votim të tri pjeset e tre musketarve për të zgjidhë kryetarin e sajë. Për kandidat le të kandidojnë qe të tre kandidatet e tri pjesëve të PDSH: Sali Berisha, Basha dhe Gazmend Bardhi. Lë të votohen nga anëtarësia e përgjithshme e PD dhe cili të merrë numrin më të madh të votive ai duhet të jetë edhe Kryetari i ardhshëm i PDSH dhe kështu PDSH të nisë rrugëtimin e sajë, aktivitein politik për ti fituar zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Ja, pra zgjidhjae është fare e thjeshtë kur egziston vullneti politikë midis këtyre tre musketarëve të deritashëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat