Mbështetësi i Fredi Belerit pështyn në fytyrë Vangjel Tavon! Çfarë ndodhi në mbledhjen e tensionuar të Këshillit Bashkiak të Himarës

Shqipëria

Mbështetësi i Fredi Belerit pështyn në fytyrë Vangjel Tavon! Çfarë ndodhi në mbledhjen e tensionuar të Këshillit Bashkiak të Himarës

Më: 29 mars 2024 Në ora: 11:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Këshilli bashkiak i Himarës, i cili sot pritet të zgjedhë kryetarin e ri të përkohshëm është shoqëruar me tensione të ashpra.

Qytetarë dhe mbështetës së Fredi Belerit janë futur në ambientet e brendshme të bashkisë Himarë, ku janë përplasur edhe me policinë.

Ata kanë kërkuar largimin e prefektit të Vlorës, Vangjel Tavo dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Blendi Klosi.

Ndërsa në momentin kur Tavo është larguar, një mbështetës i Fredi Belerit e ka pështyrë në fytyrë atë dhe më pas ata kanë debatuar edhe me fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat